KQZ: Partitë të dorëzojnë raportet financiare, ose gjobë

0
298
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komsioni Qendrorë i Zgjedhjeve, i bëri thirrje partive politike që të dorëzojnë  raportet financiare vjetore për vitin 2017. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Drilona Hoxhaj tha se rezultojnë që nga 128 parti politike, deri tani e kanë dorëzuar raportin pranë KQZ-së vetëm 18, ndërkohë që afati pëfundimtarë është data 31 mars. “Komisioni Qendror i Zgjedhjve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, thuhet në njoftimin e KQZ. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka ftuar  ekspertët kontabël të licencuar, që të shprehin interesin e tyre pranë  këtij institucioni, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit.  Data 8 prill është fatai i fundit ku çdo ekspert kontabël që plotëson kriteret të aplikojë pranë Kosmionit Qendrorë të Zgjedhjeve.

Zjarr Tv Ad