KQZ pritet të regjistrojë 4 parti për zgjedhjet lokale

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër duke filluar nga ora 10:30 minuta, ndërsa në rend dite ka parashikuar të shqyrtojë projektvendimet për regjistrimin e katër partive të reja për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“”Partia Personat me Aftësi të Kufizuar’’, ”Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë’’, ”Partia e të Drejtave të Mohuara’’ dhe ”Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”, këto janë katër partitë, të cilat priten të regjistrohen nesër nga KQZ.

Krahas kësaj, KQZ-ja do të shqyrtojë edhe mos-zgjedhjen e 23 kandidatëve nga lista shumëermërore të Partisë Demokratike.  Një ditë më parë, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, iu bëri thirrje subjekteve partiake që të dorëzonin brenda ditës së djeshme listat e komisionarëve të KZAZ-ve, ndërsa kësaj thirrje iu përgjigj e para Partia Socialiste, ndërkaq opozita e bashkuar vijon  të mos lëshojë asgjë nga qëndrimet e saj, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Gjithashtu edhe OSBE në Tiranë ka apeluar  që partitë të dorëzonin listën e komisionerëve, pasi sipas tyre, çdo veprim  tjetër do të cenonte procesin e rregullt të zgjedhjeve lokale, të dekretuara nga Presidenti Meta me 30 qershor 2019.

 

Zjarr Tv Ad