KQZ publikon listën e zgjedhësve, ja sa qytetarë mund të marrin pjesë për zgjedhjet në 6 mars

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka publikuar numrin e zgjedhësve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

648.536 është numri i zgjedhësve që mund të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për 6 njësi të qeverisjes vendore që do të mbahen në datën 6 mars 2022.

Në bashkinë Shkodër janë 168.288 zgjedhës që mund të marrin pjesë.

Në bashkinë e Durrësit, janë 262.019 zgjedhës që mund të marrin pjesë.

Në bashkinë e Vorës janë 30.433 zgjedhës që mund të marrin pjesë.

Në bashkinë e Dibrës janë 76780 zgjedhës që mund të marrin pjesë.

Në bashkinë e Rrogozhinës janë 31996 zgjedhës që mund të marrin pjesë.

Në Bashkinë e Lushnjes janë 104782 zgjedhës që mund të marrin pjesë.

Kandidatët që do marrin pjesë në zgjedhje:

Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1. Shkodër, Majlinda Angoni

2. Durrës, Emiriana Sako

3. Lushnje, Eriselda Sefa

4. Rrogozhinë, Edison Memolla

5. Vorë, Blerim Shera

6. Dibër, Rahim Spahiu

Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1. Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi

2. Bashkia Dibër, Luan Haka

3. Bashkia Vorë, Ymer Marku

4. Bashkia Lushnje, ndrit Sefa

5. Bashkia Durrës, Luan Hoti

6. Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1. Bashkia Vorë, Lulzim Vrana

2. Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi

3. Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

4. Bashkia Durrës, Ardian Muka

5. Bashkia Lushnje, Elton Bano

6. Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Zjarr Tv Ad