Krahasimi me Luizin zemëron Ermalin dhe…rrjetin!

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ermal Mamaqi ishte i ftuar në Top Albania Radio dhe ka bërë një deklaratë për fituesin e BBV2,Luiz Ejlli,e cila nuk u prit aspak mirë në rrjet.Gjithçka nisi kur prezantuesi i emisionit i tha Ermalit se Luizi i ka ulur popullaritetin dhe ai e ka komentuar kështu:

“Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur all in aty. Me sa kemi parë në 100 BB që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron BB, pa paragjykuar duket se fama e tyre mbaron me spektaklin, megjithatë jehona vijon edhe ca kohë.Kush më thonë wow shiko sa i/e mirë, kam një pyetje: Ku ishin para BB, pse nuk kishin bërë hajër?

Pse gjithë kjo epidemi, pse këto vlera të proklamuara dhe benefite. Është efekt i formatit, të cilin e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur. Kush ka një listë të gjatë me gjëra për të bërë nuk gjen kohën të futet brenda. Të futem unë aty humb lekë për çdo ditë që jam aty.Është e mbivlerësuar e gjitha dhe do bjerë efekti shumë shpejt sepse do nisë një tjetër BB e do merremi me personazhe të tjerë”

Zjarr Tv Ad