Krahasoi refugjatët me minjtë, jep dorëheqjen politikani austriak

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani austriak, Christian Schlicher, i Partisë së Lirisë ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas presionit të ushtruar nga publiku pasi kënga e tij antimigrim shkaktoi reagime të forta në Austri dhe më gjerë.

Lajmi i largimit të tij është konfirmuar nga zëvendëskryeministri Heinz-Cristian Strache, kolegu i partisë Christian Schilcher, i cili tha se do të largohej nga partia FPO. Ai tashmë ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryebashkiak i Braunau në Ina, e njohur ndryshe si vendlindja e Adolf Hitlerit. Në këngën Schlicher krahasohen migrantët me minjtë dhe paralajmërojnë për rrezikun e përzierjes së kulturave, njoftoi media austriake.

Kancelari Sebastian Kurz reagoi ashpër, duke kërkuar që dega e partisë së tij në Austrinë e Epërme të distancohej nga kënga, shkruan Albinfo.

“Zgjedhja e fjalëve është e neveritshme, çnjerëzore dhe thellësisht raciste“, tha ai.

 

Zjarr Tv Ad