Kraja: Po hetojmë ministra për inceneratorët/ BIRN: SPAK në vendnumëro për djegësin e Tiranës

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka bërë me dije se për aferën e inceneratorëve ka në hetim ministra e deputetë. Në një intervistë për RTSH-në, Kraja është shprehur se hetimi i korrupsionit në nivele zyrtarësh është i vështirë, por pavarësisht kësaj, ai thotë se tashmë dosja është hapur dhe se hetimi është shtrirë deri në postet më të larta.

“Proceset në këtë fushë kërkojnë kohë, 3 apo katër vite. Hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë më vete. Kemi në hetim edhe në nivel ministrash e deputetësh siç është ajo e inceneratorëve,” tha ai.

Por agjencia BIRN raporton se dosjet më të bujshme kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të kësaj qeverie janë në vendnumëro.

“Qeveria ka dhënë tre koncesione me vlerë qindra-milionë euro për ndërtimin e inceneratorëve dhe për menaxhimin e fushave të depozitimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Të tria kompanitë duket se janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Por, ndryshe nga rastet e hetimeve të kryera për inceneratorin e Elbasanit dhe atij të Fierit kur janë identifikuar persona përgjegjës, të cilët disa janë ndaluar ose shpallur në kërkim, SPAK nuk ka ende një emër konkret për atë të Tiranës,” shkruan BIRN.

“Çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë për afera qindra milionë euro vijojnë prej më shumë se dy vitesh në fazën e hetimeve paraprake, ndërsa SPAK thotë se nuk ka gjetur autorët edhe në rastet kur ata janë denoncuar me emra,” thekson BIRN.

Zjarr Tv Ad