Kremlini dënoi të premten një protestë të dhunshme që përfshiu Gjeorgjinë natën e kaluar, duke e quajtur atë një provokim anti-rus që kërcënoi sigurinë e qytetarëve rusë.

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Turma të zemëruara njerëzish për shkak të vizitës së një ligjvënësi rus sulmuan ndërtesën e parlamentit të Gjeorgjisë të enjten në mbrëmje. Policia përdori plumba gome e gaz lotsjellës kundër demostruesve që u përpoqën të hyjnë në parlament.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov u tha gazetarëve se incidenti ishte një çështje tejet shqetësuese për shkak se Gjeorgjinë e vizitojnë shumë turistë rusë.

“Gjithçka që ndodhi dje në Gjeorgji, nuk është gjë tjetër veçse një provokim rusofob dhe fakti që pati një manifestim agresiv kundër qytetarëve rusë shkakton një shqetësim serioz”, tha ai.

Demonstruesit protestuan kundër një ligjvënësi rus i cili po mbante një fjalim në parlamentin e Gjeorgjisë nga karrigia e kryetarit. Mijëra demonstrues kërkuan largimin e kryetarit të parlamentit Irakli Kobakhidze si dhe disa anëtarë të lartë të kabinetit.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë gjeorgjiane, si pasojë e trazirave 39 policë dhe 30 demonstrues u dërguan në spital.

Ligjvënësi rus Sergei Gavrilov nuk arriti ta përfundonte fjalimin për shkak të trazirave.

Në vitin 2008 Rusia dhe Gjeorgjia u përfshinë në një luftë që nuk zgjati shumë, lidhur me shkëputjen e republikave gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Rusia i njeh republikat si shtete të pavarura. Shumë gjeorgjianë i konsiderojnë rusët si pushtues dhe thonë se qeveria është tepër e dobët në përballjen e saj me Moskën.

 

Zjarr Tv Ad