Në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv këtë mbrëmje temë diskutimi ishte ‘Dhjetori i ‘ndezur’ i demokratëve’. Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Deputeti Kreshnik Çollaku deklaroi se do kishte qenë shumë i gatshëm të bëhej ‘Foltore’ gjatë 8 viteve dhe PD ka pasur shumë nevojë. Më tej, ai u shpreh se ishte parashikuar ‘Foltore’ nëse Basha do të mbronte Berishën
“Kam dhe unë kritikat e mia ndaj Lulzim Bashës. Çështja është se po bëhet për të korrigjuar Bashën, apo për të kundërshtuar qëndrimin e tij ose dhe për ta ndëshkuar. Me emrin ‘Foltore’ ishte përgatitur një lëvizje e ngjashme nga disa eksponentë që shkojnë te ‘Foltoret’ e Berishës, do bënin këtë lëvizje të tillë nëse Basha do mbronte Berishën, nëse nuk do bënte aktin e pezullimit dhe kauza do ishte Lulzim Basha po na prish me Amerikën, dhe do quhej ‘Foltore’. Ka një amalgan njerëzish, simpatizantë të Berishës. Ja kam thënë dhe Bashës. Ky nuk është gjyq partie e procedurash. Është një gjyq ndërgjegjie të çdo demokrati, qëndrimi i çdo demokrati me një kërkesë që vjen nga SHBA për liderin historik.”-tha Çollaku. Dduke iu referuar shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se ai pretendon që kjo është pjesë e një lobimi për shkak të qendrimeve të tij për Kosovën.
“Nga DASH, flitet për korrupsion madhor. Qendrimi i Berishës për Kosovën ka qenë i drejtë. Nëse Berisha sanksionohet për çështje të Kosovës unë jam deputet i PD, do dorëzoj mandatin dhe do jem krah tij. Nëse ai sanksionohet për korrupsion, as Berisha, as Basha dhe asnjë anëtari më i thjeshtë i PD nuk mund të kërkojë imunitet politik nga Partia Demokratike.”-tha Çollaku. Ndërsa analisti Leonard Karaj, deklaroi se dy kuvendet e shkatërrojnë Partinë Demokratike.
“POLITIKISHT DY KUVENDET SHKATËRROJNË PD NË THELB”, THA ANALISTI LEONARD KARAJ.
Ndërsa deputetja e PD, Sorina Koti, e cila ka deklaruar se do të marrë pjesë në dy kuvendet e PD, u shpreh për Report Tv se është anëtare e Këshillit Kombëtar prej disa vitesh ndërsa shtoi se e ka detyrim moral për të dëgjuar demokratët dhe bazën që e ka mbeshtetur prej disa vitesh. Më tej ajo u shpreh se kuvendet do të zhvillohen atje ku anëtarësia do jetë më e madhe.
Në përfundim ajo deklaroi se Berisha e ka mbajtur PD për shumë vite, ndërsa Basha që është kryetar aktual i PD ka thirur kuvendin më 18 dhjetor. Pak ditë më parë,Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.
Në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv këtë mbrëmje temë diskutimi ishte ‘Dhjetori i ‘ndezur’ i demokratëve’. Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Deputeti Kreshnik Çollaku deklaroi se do kishte qenë shumë i gatshëm të bëhej ‘Foltore’ gjatë 8 viteve dhe PD ka pasur shumë nevojë. Më tej, ai u shpreh se ishte parashikuar ‘Foltore’ nëse Basha do të mbronte Berishën
“Kam dhe unë kritikat e mia ndaj Lulzim Bashës. Çështja është se po bëhet për të korrigjuar Bashën, apo për të kundërshtuar qëndrimin e tij ose dhe për ta ndëshkuar. Me emrin ‘Foltore’ ishte përgatitur një lëvizje e ngjashme nga disa eksponentë që shkojnë te ‘Foltoret’ e Berishës, do bënin këtë lëvizje të tillë nëse Basha do mbronte Berishën, nëse nuk do bënte aktin e pezullimit dhe kauza do ishte Lulzim Basha po na prish me Amerikën, dhe do quhej ‘Foltore’. Ka një amalgan njerëzish, simpatizantë të Berishës. Ja kam thënë dhe Bashës. Ky nuk është gjyq partie e procedurash. Është një gjyq ndërgjegjie të çdo demokrati, qëndrimi i çdo demokrati me një kërkesë që vjen nga SHBA për liderin historik.”-tha Çollaku.
Dduke iu referuar shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se ai pretendon që kjo është pjesë e një lobimi për shkak të qendrimeve të tij për Kosovën.
“Nga DASH, flitet për korrupsion madhor. Qendrimi i Berishës për Kosovën ka qenë i drejtë. Nëse Berisha sanksionohet për çështje të Kosovës unë jam deputet i PD, do dorëzoj mandatin dhe do jem krah tij. Nëse ai sanksionohet për korrupsion, as Berisha, as Basha dhe asnjë anëtari më i thjeshtë i PD nuk mund të kërkojë imunitet politik nga Partia Demokratike.”-tha Çollaku.
Ndërsa analisti Leonard Karaj, deklaroi se dy kuvendet e shkatërrojnë Partinë Demokratike.
“Politikisht dy kuvendet shkatërrojnë PD në thelb”, tha analisti Leonard Karaj.
Ndërsa deputetja e PD, Sorina Koti, e cila ka deklaruar se do të marrë pjesë në dy kuvendet e PD, u shpreh për Report Tv se është anëtare e Këshillit Kombëtar prej disa vitesh ndërsa shtoi se e ka detyrim moral për të dëgjuar demokratët dhe bazën që e ka mbeshtetur prej disa vitesh. Më tej ajo u shpreh se kuvendet do të zhvillohen atje ku anëtarësia do jetë më e madhe.
“Një kuvend i thirrur nga anëtarësia për herë të parë. Demokratët kanë zgjedhur të shkojnë te Berisha për të shprehur pakënaqësitë e mbledhura prej vitesh. Ndoshta kjo është forma e vetme që në partinë tonë të thuhen gjërat hapur, siç janë në të vërtetë dhe besoj se Basha i ka kuptuar gjithashtu, përfshirë dhe Berishën”-tha Koti.
Në përfundim ajo deklaroi se Berisha e ka mbajtur PD për shumë vite, ndërsa Basha që është kryetar aktual i PD ka thirur kuvendin më 18 dhjetor.