Kreshnik Çollaku: Më e rëndë se humbja në zgjedhje, ishte pozita e PD-së përballë SHBA

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku deklaroi mbrëmjen e sotme se partia Demokratike është përcarë nga vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi Parlamentar i PD-së.

Sipas tij më e rëndë se humbja në zgjedhjet e 25 Prillit, ka qenë pozita e partisë nga vendimi i SHBA për Sali Berishën.

“Ne po na përçajnë nuk është mirë apo keq qeverisja e PD, është 9 shtatori, qëndrimi i PD në raport me kërkesën e SHBA, kjo po na përçan ose rrezikon të na ndajë, politikat e PD aty kanë qenë, për mendimin tim duheshin të ishin bërë çdo javë foltore.

Më e rëndë se humbja ka qenë pozita e zgjedhjes nga SHBA. Nuk mund të zgjidhnt bashkë problemet e PD me çështjen ‘non grata’. Kriza është si do të sillemi nga kërkesat e SHBA në këto momente”, u shpreh Çollaku.

Zjarr Tv Ad