Kreshnik Spahiu analizon arsyet: Ja pse protesta e 12 Nëntorit ishte më e trishta dhe më e vdekura

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka analizuar protestën e mbajtur më 12 Nëntor nga opozita.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spahiu shkruan se që prej vitit 1990 dhe deri të shtunën ka ndjekur çdo protestë, mirëpo kurrë nuk i është dukur turma e demokratëve aq pesimistë dhe indeiferentë, teksa më tej ka listuar të gjitha arsyet se pse protesta e së shtunës ishte më e veçanta në histori.

Sipas tij ishte më e veçanta, jo për pjesërmarrjen apo fjalimet, por pasi ishte e “trishtë”dhe e “vdekur”.

Postimi i plotë:

Ishte protestë apo funeral?

Dje protesta e Partisë Demokratike ishte më e veçanta në historinë politike në 32 vitet e fundit:

– jo nga pjesëmarrja,

– jo nga fjalimet,

– jo nga formati,

– jo nga kauza,

– jo nga kohë-zgjatja,

Thjesht, ishte historike sepse dukej:

– më e trishta

– më e qeta

– më e vdekura

– më e zbehta

– më pesimistja

Thjesht dhe troç ajo kishte zero entuziazëm.

Kam ndjekur çdo protestë nga 8 dhjetori 1990 dhe deri dje, por kurrë s’më është dukur turma e mijëra demokrateve aq pesimiste dhe indiferente.

E gjitha i përngjante një ndeshje futbolli ku tifozët shikojnë lojën thjesht për kuriozitet, por jo për fitore sepse e dinë rezultatin para se të filloj ndeshja që do humbasin 0 me 6.

Vetëm kur tifozët e dinë humbjen ata shkojnë të qetë pa thirrje dhe janë spektator.

Nuk i kamë parë kurrë kaq të mbaruar, të lodhur dhe të trishtuar protestuesit e zjarrtë dhe militantët që e duan me aq zemër atë parti.

Ata nuk kanë qenë kurrë aq të qetë dhe të zbehtë:

– as kur u vra babi Rudinës, Azem Hajdari,

– as kur Shqipëria u dogj nga rebelimi 97,

– as kur protestohej kundër ambasadores amerikane Mariza Lino,

– as kur humbëm zgjedhjet 2001,

– as kur dha dorëheqjen Sali Berisha,

– as kur rriheshin me njëri-tjetrin në oborrin e partisë.

Ata peotestues dje kishin një dilemë të madhe. Ndoshta ju mungonte lideri, ndoshta ju mungonte kauza, ndoshta ju mungonte shpresa, ndoshta ju mungonte besimi.

Fundja çfarë do bënin përveç se të thërrisnin:

“Poshtë Amerika, Rroftë Monika”

Tribuna ishte plot me komuniste që premtonin Revolucionin, por e shtyn atë pas kampionatit Botëror të Futbollit, pas gjelit deri dhe vitit të ri, duke u tallur sërish me demokratë.

Ata kishin udhëtuar 6 orë me makina duke ardhur nga fshatrat, por atje i priste zjarrfikësi i protestave. Nuk ishte Lulzim Basha, por mentori i tij Sali Berisha, ai që premtoj se Revolucion foltores nuk do flej gjumë si Basha, por çuditërisht protesta e tij ishte e pakrahasueshme me protestat e Lulzimit sepse:

– Kishte më pak protestues,

– Kishte më pak entuziazëm,

– Kishte më pak forcë dhe goditje,

– Kishte më pak zkarr,

– Kishte pak kohë dhe orë në funksion të kauzës.

Pyetja shtrohet kush e fiku dje zjarrin e protestës?

Askush, thjesht dje nuk kishte zjarr sepse ajo nuk ngrohte askënd.

Kishin dalë me mijëra dhe ishte plot me njerës por ata kishin dalë për një vaki popullore sepse xhenazen e kishin në tribunë, prandaj ajo nuk ishte protestë por funeral me dy kufoma politike pa arkivol.

Zjarr Tv Ad