Kreshnik Spahiu jep zgjidhjen: Berisha kryetar, Basha zv/kryetar parlamenti! Boll bëtë sikur u rrahët nga halli i amerikanëve

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i quan si “teatër” negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike.

Në një koment të shkurtër në rrjetet sociale, ai sugjeron edhe një zgjidhje, ku Sali Berisha bëhet kryetar i partisë dhe Lulzim Basha merr postin e nën-kryetarit të Parlamentit.

“E dimë që nga halli amerikanve, bëtë sikur u rrahët me njëri-tjetrin”, shkruan Spahiu.

Postimi i plotë:

Boll luajtët teatër:

Zgjidhni Berishën kryetar dhe Bashën zv/kryetar parlamenti. Të dyja vendet bosh i keni ruajtur prej 9 vitesh. Lërini këto prralla me negociator, se filmi është kuptuar.

E dimë që nga halli amerikanve, bëtë sikur u rrahët me njëri-tjetrin. Ju e keni zakon të puthni atë që pështyni, por s’ka problem se kanë kaluar 2 muaj nga dajaku.

Me shqiptarët 3 ditë zgjat çudia. Jeni brenda afati.

Zjarr Tv Ad