Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është bërë nostalgjik dhe publikuar një foto të 10 viteve më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, në kuadër të 554 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu shkruan se 10 vite më parë nga Kalaja e Krujës deklaroi dorëheqjen e tij nga posti i lartë shtetëror që mbante.
Teksa shkruan se ishte një rrugë e vështirë, Spahiu thekson se një ditë ndoshta do të rikthehet së bashku me kuqezinjtë për ta rindezur sërish.
Postimi i Spahiut:
“NOSTALGJI: 10 vjet më parë mbërrita i përlotur në Krujë me 5.000 patriot në Kalanë e Kastriotit . Atje deklarova dorhëheqjen nga posti Shtetror për t’ju kushtuar nacionalizmit. Ishte rrugë e vështirë, me shumë miq dhe armiq. Ndoshta një ditë do rikthehemi ta ndezim sërish..
FOTO nga tubimi nga Kalaja Krujë
17 Janar: Vdiq Skënderbeu por jo kauza kuqezi …”, shkruan Spahiu.