Nga Kreshnik Spahiu
Telenovela “Bardheblu” me disa seri po hyn në fazën e saj tragji-komike.
Ata luanin ping-pong, kur të eleminonte Basha, Berisha bënte sikur s’kishte dijeni apo anasjelltas, kur jepte urdhër Berisha, Basha ngrinte supet.
Sali Berisha projektoi modelin e kryetarit hije për ta trashëguar partinë tek shoku dhe miku i familjes, por me pa pjekurinë e tij, nuk arriti të kuptonte që dikujt që ja dhuron qyl biznesin, nuk e menaxhon më mirë se ata që e krijuan.
Berisha kishte dijeni për çdo pazar të Lulzim Bashës:
Tenderin 1 miliard e 400 milion euro të rrugës Kombit,mënyrën si u mbyll çeshtja penale dhe dosja me afate në Gjykatë,tenderin e riciklimit plehrave dhe kanoçeve të kunatit në Tiranë…
Unë e “besoj” Lulzim Bashën…..
Ai është shumë i sinqert kur thotë se Berisha kishte dijeni për çdo veprim të tij, madje ishte protagonist dhe ortak në vendimarrje.E gjitha çfarë po ndodh, është modeli i fundosjes opozitës dhe asgjesimit të kauzave popullore.
Ndarja i çmitizoi dhe do i shkatërroj të dy.Të gjithë po lumturohen se po afron java kur Partia Demokratike do të ndryshoj emër dhe do të quhet: “VETËFUNDOSJA”.