Kreshnik Spahiu: PD është kthyer në parti të provincës së pleqve, PS ka marrë elektoratin e brezit të ri

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreshnik Spahiu përshkroi ndryshimet që kanë bërë dy partitë më të mëdha PS dhe PD gjatë këtyre 31 viteve.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se PD nga një parti e studentëve e të rinisë është kthyer në parti provinciale dhe të parti të pleqve.

Sipas Spahiut e kundërta ka ndodhur për PS.

“PD ishte PD e studentëve, parti e rinisë, parti e qytetit, partia e intelektualëve, ndërsa PS e sapo krijuar që ndryshoi emrin nga Partia e Punës, ishte parti e pensionistëve.

Pas 31 viteve kemi një skenë krejt tjetër, PD është parti e fshatit, e provincës së pleqve, ndërsa rinia, studentët e qytetarët janë përfshirë në FRESH, tek PS.

Pra PS i ka marrë të gjithë elektoratin e brezit të ri. PS me largimin e Fatos Nanos në 2005, solli në pushtet një lider të ri politik, Edi Ramën.

Ky e pastroi PS nga gjithë plani i vjetër i Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos. Ai krijoi një shkollë të re politike”- tha ai.

Zjarr Tv Ad