Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Ju lutem mos harroni tek burgu i Tepelenës të vini këtë foto

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në emër të grupit ka depozituar një ditë më parë një projektligj ku kërkonte shndërrimin e Burgut të Spaçit dhe Kampit të Internimit të Tepelenës në Muze Kombëtar.

Pas kërkesës së Alibeajt, Kreshnik Spahiu ka publikuar një foto ku shfaqet Fatos Nano në burgun e Tepelenës, ndërsa kërkon që në burg të vendoset dhe fotografia e tij.

“FOTO HISTORIKE: Sot PD kërkoi, që burgu i Spaçit dhe i Tepelenës të shpallen Muze Kombëtar.
Mos harroni tek burgu i Tepelenës të vini këtë foto si kujtim me shënimin: “Kjo ishte qelia ku u burgos për herë të parë një kryetar opozite, me urdhër nga Presidenti Berisha”, shkruan Spahiu.

Zjarr Tv Ad