Kreshnik Spahiu ka reaguar i habitur në lidhje me fitoren e 20 anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike të cilët u shpallën ditën e djeshme.
Në mesin e tyre ishte edhe emri i Fatbardha Kadiut si një nga kandidatet më të votuar pasi kishte arritur të merrte 148 vota.
Përmes një postimi në “Facebook”, Spahiu shkruan se Fatbardha Kadiu është një emër i panjohur për politikën.
Sipas Spahiut emri është shkruar gabim, duke dashur të shkruhej Fatbardh Kadilli, ose opozita “ka shkuar për skrap”.
“Sipas lajmeve zyrtare: Njeriu më i votuar ne Partinë Demokratike doli FATBARDHA KADIU.
Kur e lexova shkarazi mu duk si Fatbardh Kadilli por isha gabuar. Pyeta dhjetra miq por nuk e njeh askush se cila është kjo grua. Unë kam 30 vjet studioj politik dhe nuk e njoh këtë politikanen e shquar dhe shumë popullore që është votuar masivisht nga foltorja, prandaj mendoj që:
– Ose emri është shkruar gabim
– Ose kjo opozitë ka shkuar për skrap”, shkruan ai.