Kreshnik Spahiu: Shqipëria nuk ka shpresë për ndryshimin e rotacionit, ja pse PD-LSI janë të pabesueshme për qytetarët

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se Shqipëria nuk ka asnjë shpresë për të ndryshuar rotacionin e pushtetit që ka 30 vjet. Sipas tij, mungesa e kësaj shprese për ndryshim ka bërë që shumë të rinj të largohen nga vendi.

Spahiu theksoi në postimin e tij se opozita jashtëparlamentare, duke iu referuar kreut demokrat Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, nuk do të sjellin një frymë të re për të rinjtë e vendit dhe kjo sipas tij sepse ata janë partner në establishmentin e vjetër në politikë.

“Rotacion apo revolucion? Kjo është pyetja që vlen 1 milion euro sot në Shqipëri. Dikush do të thotë që revolucionin e provoi Luli dhe Mona. Po….. Po e provuan dhe madje e dogjën si kauzë. Nuk mund ketë revolucion që të udhëhiqet nga ish-pushtetarë që kanë 30 vjet në politikë. Po rotacioni a do e ndryshonte Shqipërinë? Sigurisht që jo. Shqipëria s’ka asnjë shpresë për ndryshim nga rotacioni dhe kjo është arsyeja që 63% e shqiptarëve duan të largohen.

Monika dhe Luli nuk ngjallin shpresë për një Shqipëri ndryshe. Ata janë partnerë në establishmentin e vjetër politik. PD-PS janë dy nofulla të së njëjtës gojë. Në këto kushte Partia Demokratike e ka të mbyllur misionin e saj dhe nuk mund ta përmbysë këtë regjim politik pasi është pjesë e oligarkisë politike”, – tha Spahiu.

Më tej ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi shtoi se themelimi i Polit të Tretë në vendin tonë do të jetë një nga momentet historike, duke dhënë edhe arsyet.

“Themelimi i Polit të Tretë në Shqipëri është mision historik për këto arsye: Sepse pluralizmi politik nuk po funksionon për shkak të pazareve dhe marrëveshjeve të fshehta dhe publike PD-PS; Sepse PD-PS-LSI janë kthyer në tre biznese familjare të kryetarëve dhe kanë humbur misionin elitar që nga krijimi tyre; Sepse 3 liderët kryesorë janë sot politikanët më të korruptuar në Ballkan dhe duhet të përballen me drejtësinë; Sepse Partia Demokratike është shkatërruar nga strukturat dhe nuk e rrëzon dot regjimin politik pasi është pjesë e saj; Sepse opozita shqiptare ka 1 vit e 2 muaj që nuk organizon dot asnjë protestë; Sepse 30 vite janë shumë dhe këto grupime e kanë mbyllur ciklin e konsumit politik; Sepse zgjedhjet e ardhshme me këtë konfigurim rrezikon t’i fitojë sërish Rama dhe mos të ndodh ndryshimi; Sepse komuniteti ndërkombëtar nuk po gjen dot partner dhe po detyrohet të ulet sërish me 3 banda hajdutësh në negociata”, – tha Spahiu.

Zjarr Tv Ad