Kreshnik Spahiu: Sipas ligjit, gjykata duhet të shpërndajë Partinë Demokratike

0
449
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu thotë se Partia Demokratike duhet të shpërndahet sipas ligjit për partitë politike në vend.

Spahiu tha se gjasat që Sali Berisha dhe mbështetësit e tij të bashkohen me gjysmën tjetër, janë thuajse zero. Ai shtoi në emisionin “Të Paekspozuarit” se tashmë beteja në PD është se kush do të marrë pasurinë, selitë, makinat në mbarë vendin dhe miliona eurot e kësaj force politike.

“Ligjërisht, nëse do t’i referohemi ligjit për organizimin e tyre, kjo parti duhet të shpërndahet, ligji thotë që nëse një parti ndahet në dy grupime, gjykata duhet të deklarojë shpërndarjen. Ligji nuk thotë kush ka shumicën. E ka humbur funksionin, por konflikti i ngjan një divorci që po zihen kush do të marrë pasurinë, janë 100 seli, 200 makina që i paguan shteti, janë miliona euro. Kush merr pasurinë dhe kush merr kalamajtë që janë elektorati.

Saliu, ditën që fitoi gjykimin thotë bashkohemi, si do të bashkohesh kur gjykata të ka njohur si stadium. Saliu thotë ditën që unë shkarkohem, atë ditë bashkohem, me kë do bashkohesh me ata që shkarkove? Vetëm në një rast bashkohen, nëse Luli me Saliun ka bërë lojë para amerikanëve”, deklaroi Spahiu.

Zjarr Tv Ad