Kreshnik Spahiu zbulon lëvizjen e Bashës: Po përgatit 5 kandidatë të fortë për zgjedhjet lokale…

0
1017
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu për Euronews Albania ka zbuluar se Lulzim Basha po përgatit 5 kandidatë të fortë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, Spahiu bëri me dije se kandidati për Tiranën është shumë i fortë ndërsa shtoi se emri i tij do të bëhet publik vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Ai tregoi dhe disavantazhet që ka Sali Berisha.
“Lulzim Bashën do e bëjë më të fortë politikisht humbja e Sali Berishës. Basha nuk do të ketë nevojë të kërkojë mbështetës pasi mbështetësit do i largohen Berishës pasi ai të humbasë zgjedhjet dhe shpresën te ata që e mbështesin.

Nëse ai do të humbasë zgjedhjet më 14 maj, të gjithë do të thonë vazhdo modelin e Bashës. Basha krijoi një model që pas zgjedhjeve lokale dha dorëheqjen.

A do të japë Berisha dorëheqjen në zgjedhjet lokale. Berisha nuk do e mbajë fjalën. Basha pret plakjen e Berishës, i cili do të shoqërohet me humbje. Ky është disavantazhi i Berishës.

Mendoj se Basha në një moment do ia rrëmbejë logon Berishës. Në informacionet e mia Basha po përgatit 5 kandidatë të rëndësishëm. Njëri që do të publikohet në prag të zgjedhjeve është shumë kandidat i fortë për Tiranën.

Berisha ka një disavantazh të madh për zgjedhjet lokale. Ka figurat më të dobëta në 32 vite për kandidat”- shprehet ai.

Zjarr Tv Ad