Kreta u “mbyt”! Çfarë tregojnë të dhënat e Observatorit Kombëtar të Athinës, aeroporti i Heraklionit kthehet në “liqen”

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GREQI – Moti i keq vijon pasditen e së shtunës, me reshje të dendura shiu që janë regjistruar në pjesët lindore kontinentale dhe kryesisht në Kretë.

Përmbytjet katastrofike kanë goditur Heraklion në orët e paradites të së shtunës, ku një person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi automjetet e tyre u përfshinë nga ujërat e përrenjve të vrullshëm gjatë një përmbytjeje.

Probleme të shumta ka edhe në Kretën Lindore, ku stacionet e rrjetit të Observatorit Kombëtar të Athinës, regjistrojnë sasi ditore të reshjeve mbi 100 mm, pra afërsisht 1/3 e sasisë së shiut që regjistrohet zakonisht çdo vit.

Harta e mëposhtme tregon probabilitetin e reshjeve bazuar në vëzhgimet satelitore dhe pikat e kuqe tregojnë stacionet e rrjetit të Observatorit Kombëtar të Athinës/meteo.gr që kanë regjistruar reshje shiu në orën 12:10 të ditës së shtunë 15/10, gjatë intensitetit maksimal të reshjet.

Zjarr Tv Ad