Sipas studimit të Akademisë së Shkencave, në dhjetor, Tirana ka dalë në nivelin rreth 50% të popullsisë që ka kaluar virusin ka arritur imunizimin.
Kritikave se Akademia e shkencave nuk është treguar transparente me studimet që ka bërë për pandeminë në Shqipëri, Gjinushi i përgjigjet: “Jo se nuk është transparente por po punohet dhe do të bëhet transparente. Qëllimi ka qenë të kuptojmë prirjen e prekshmërisë reale dhe fitimit të antitrupave. Është një tregues shumë i rëndësishëm.
Imuniteti arrihet në mënyrë natyrale ose në mënyrë artificiale nëpërmjet vaksinës. Kjo ka shumë rëndësi, sa kohë të shtrihet vaksina, duhet ditur metoda e vaksinimit sepse nuk mund ta vaksinosh popullatën menjëherë. Nëse kuptoj kaq % e popullsisë e kanë arritur imunitetin, atëherë është e nevojshme për shembull të vaksinojmë dhe 20, 30% dhe pandemia të fillojë të marrë fund”.