Kreu i ALUIZN-it, në Yzberisht: Bëhuni bashkë për legalizimin e pallateve të braktisura

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it,  Artan  ka qenë ditën e sotme në Yzberisht i cili ka biseduar me qytetarët e kësaj zone më nga afër.

Një nga problemet kryesore të kësaj zone,  janë legalizimet e pallateve. Ai ka deklaruar sot se është e rëndëshishme që banorët të bëhen bashkë për legalizimet e tyre.

Sipas Lames, deri tani janë legalizuar 140 pallate të tjera rreth vitit 2018. Kreu i  ALUIZN-it, gjithashtu ka deklaruar se çdo ditë priten njerëz për të marrë informacion se si duhet vepruar në raste tilla.

“ Në zyrat tona priten dhe të shtunave njerëz të cilët kanë pallate të braktisura dhe thone si t’ja bëj?

Ju themi që të bëheni bashkë, merrni pronarin silleni këtu nëse është e munduar. Një pjesë e pronarëve kanë ikur, nuk dihen se ku janë, na ndihmoni ju që ti gjejmë ku janë.

Duhet të merreni vesh me njeri -tjetrin se në qoftë se nuk merreni vesh ju me njëri- tjetrin çfarë do tju bëjme ne”, deklaroi Lame .

Zjarr Tv Ad