Kreu i Apelit në vetting, denoncim nga kolegët: Favorizoi bashkëshortin e Ermonela Felajt

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Gjykatës së Apelit Administrativ Kastriot Selita u përball me komisionin e vettingut. Sipas hetimit të KPK-së Selita rezulton se ka në pronësi tri apartamente  dy prej të cilave në Tiranë dhe një dubleks banimi në Gjirin e Lalzit.

Por nga hetimi, KPK ka konstatuar se kryegjyqtari ka mundësi financiare për të justifikuar këtë pasuri nisur edhe nga një trashëgimi e bashkëshortes, e cila para martese ishte pronare e një banesë në Tiranë nga shitja e te cilës kishte mundësuar edhe blerjen e  apartamenteve.

Por ndaj kryegjyqtarit ishin paraqitur ne KPK një denoncim nga një grup gjyqtarësh të Apelit Administrativ ku pretendohej se në çështjen e vitit 2016 të Bledar Valikaj  bashkëshorti i deputetes  Ermonela Felaj dhe Presidentit te Republikës kishte një komplikim juridik. Sipas denoncimit  trupi gjykues ku bënte pjese edhe Selita ka luajtur rol aktiv ne urdhërimin e KLP-së.  Por sipas Selitës vendimi nuk ka qenë detyrues ndaj KLP për të ndërmarrë veprime ekstra ligjore. Ndërkohë një tjetër denoncim për gjyqtarin e apeli të administrativ  ishte bere edhe ne lidhje me figurën. Po një grup kolegësh të tij  gjyqtarë të kësaj gjykate e kishin denoncuar për kontakte  me një person të papërshtatshëm  me inicialet L.H  element sipas tyre i përfshire në krime në fushën narkotike dhe evazionit fiskal.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga selita por edhe vetë KPK ka konstatuar se nga verifikimet e kryera informacioni nuk kishte rezultuar i vërtetë. Të Enjten doli para kpk edhe drejtuesja e prokurorisë se Elbasanit Enkelejda Millonai i cila rezultoi pa probleme në tri kriteret.

 

Zjarr Tv Ad