Kreu i ARRSH tregon akset dhe oraret kur do të fiken dritat për të kursyer energji elektrike

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho ka folur në lidhje me akset që do të fiken dritat pas orës 00:00, si pjesë e strategjisë për tu kursyer energji elektrike.

Verdho tha se energjia do të ndërpritet pas mesnate, teksa sqaroi se në vende që rrezikohet të ketë burime aksidentesh dritat nuk do të fiken.

“Në të gjitha akset që kemi në dispozicion si aksi kryesor Tiranë-Durrës dhe pastaj pjesa veriore nga Tirana për të shkuar në Fushë Krujë. Në këto zona është bërë ndërprerja në disa zona lineare. Në kryqëzime dhe rrethrrotullime nuk ka ndërprerje.

Në akset ku ne mendojmë se është e nevojshme. Ka disa akse ku e ndërpresin energjinë në orare të ndryshme. Për shembull në Gjirokastër dhe Tepelenë energjia elektrike ndërpritet pas orës 12:00. Kjo bëhet edhe në Bypassin e Shkodrës. Kemi marrë masat që të mos ndërpresin energjinë elektrike në akse ku mund të cenohet siguria rrugore”, tha Verdho.

Zjarr Tv Ad