Kreu i Bashkisë Pukë dhunon kreun e shtabit të fushatës / PD: Të ndërhyjnë autoritetet e të dalë para ligjit

0
806
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka dënuar dhunën e ushtruar ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni.

Me anë të një deklarate për mediat PD thotë se Hyseni ka qenë vazhdimisht nën kërcënimet se kryetarit të Bashkisë Pukë, ndërkohë që sot me nisjen e fushatës elektorale, është bastisur dhe dhunuar prona e funksionarit demokrat.

Deklarata e plotë e PD-së:

Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar sot nga kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj dhe veglat e tij, ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni.

Demir Hyseni ka qënë vazhdimisht nën presionet dhe kërcënimet e kryetarit të Bashkisë Pukë, që është në fakt një mercenar i Frrokut, por sot, me nisjen e fushatës elektorale, është bastisur dhe dhunuar prona e funksionarit demokrat.

Pa marrë në konsideratë dokumentacionin e Hysenit që tregon ligjshmërinë e aktivitetit të tij, Kryetari i Bashkisë së Pukës, ka urdhëruar shkatërrimin e biznesit të Hysenit thjesht për motive politike.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë dhe autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore kryetarin e Bashkisë Pukë, dhe cdo polic që është bërë pjesë e urdhërave të paligjshëm dhe politik.?

Zjarr Tv Ad