Kreu i FSHF-së në Bologna, media italiane zbulon trajnerin e ri të Shqipërisë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ishin përfolur shumë emra, por me sa duket presidenti Armando Duka ka zgjedhur trajnerin që do të drejtojë kombëtaren shqiptare. Bëhet fjalë për një emër që u përmend pak ditë më parë në vendin tonë.

Eduardo Reja do të jetë trajneri i ri i kuqezinjve. Sipas “Radio Kiss Kiss”, Armand Duka ka udhëtuar drejt Bologna-s për të takuar pikërisht teknikun në fjalë. As Donadoni dhe as Zaçheroni, por pikërisht Reja pritet të jetë ai që do të drejtojë kombëtaren shqiptare.

Tashmë gjithçka është gati. Parimisht palët kanë rënë dakord në takimin e bërë në stadiumin “Loro Boriçi”. Megjithatë Reja duhet t’i thotë zyrtarisht “Po”, Armand Dukës. Ndihmës i tij pritet të jetë Coluçi, ndërsa paga e tij do të jetë thuajse e njëjtë me Christian Panuçin, 250 mijë euro në vit.

 

 

 

Zjarr Tv Ad