Kreu i KLSH-së thirrje qytetarëve: Denonconi abuzimet e administratës, garanci për anonimatin

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas marveshjes me SPAK për hetimin e korrupsionit në administratën shtetërore, kreu i ri i kontrollit të lartë të shtetit, Arben Shehu, ju drejtohet me një ftesë qytetarëve.

Sipas njoftimit të KLSH, z.Shehu kërkon nga publiku të denoncojnë pranë institucionit të tij çdo rast abuzimi.

“Duke marrë shkas nga rastet e shumta që në mënyrë informale denoncohen nga qytetarët për abuzimin në administratë, KLSh lutet që këto ankesa  të adresohen pranë tij. Rastet e abuzimit në administratë, ose nga vetë punonjësit e KLSh-së, qytetarët janë të lutur t’i bëjnë prezent pranë këtij institucioni. KLSh garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e saj,”– thuhet në ftesën e Shehut.

Arben Shehu erdhi në krye të KLSH-s si propozim i presidentit Ilir Meta duke zëvëndësuar ish kryetarin Bujar Leskaj.

Zjarr Tv Ad