Kreu i KQZ apel qytetarëve: Nëse do të votoni në zgjedhjet e 6 marsit, kontrolloni vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bën apel qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet e pjesshme lokale, që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit.

Të gjithë qytetarët e bashkive Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 Mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve.

Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve.

Komisioneri Celibashi u bën thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 Mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre.

“Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm.”

Zjarr Tv Ad