Kreu i SHISH thirret në Komision, deputeti i PS: Aludohet që janë të identifikuar personat për djegien

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklarata e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në Komisionin e Posaçëm Hetimor p[ër shkarkimin e tij se një nga arsyaet ne ç’deretitimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit kishte të bënte me informacionet që kishte për djegien e Parlamentit nga segmente të caktuara, ka hapur një tjetër debat politik që ka përfshirë edhe agjensitë e sigurisë kombëtare.

Kështu është marrë vendimi që Komisioni i Sigurisë të ftojë në një seancë dëgjimore kryetarin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, për të dhënë informacione në lidhje me deklaratat e Metës për djegien e Parlamentit përpra zgjedhjeve të 30 Qerrshorit në njërën nga protestat e thirrura nga opozita e bashkuar.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë, deputeti i maxhorancës Xhemal Qefalia, tha se ka aludime që janë identifikuar personat që do të ndërmerrnin aktin në fjalë duke shfrytëzuar protestën e opozitës më 8 qershor. Kjo kërkesë ka ngritur diskutime pasi nuk ka gjetur dakordësinë e të gjithë deputetëve të pranishëm.

Xhemal Qefalia: Duke përfituar nga prezenca e Komisionit, shpreh një shqetësim që dje e kam ndjekur në media nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili ka sjellë në vëmendje të Komisionit Hetimor, por edhe të opinionit publik një informacion për djegien e Kuvendit nga persona të veçantë. Bashkë me kolegun Vorpsi, i kemi përgatitur kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror një kërkesë për të na informuar rreth këtij informacioni që disponon Presidenti.

Ka qenë deputeti deputeti Adnor Shameti, ai i cili, sugjeroi që Bendo të ftohet pas përfundimit të punës së Komisionit Hetimor, pasi kjo mund të krijojë mbivendosje pune.

Adnor Shameti: Duke qenë se unë jam edhe anëtar i Komisionit Hetimor, duke qenë se është Komisioni i Posaçëm Hetimor, i ngritur për këtë punë, nuk dua që të ketë mbivendosje të ushtrimit të kompetencave të të drejtave nga Komisioni Hetimor te Komisioni i Sigurisë. Në përfundim të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, nëse ngelet diçka pa u sqaruar, sërish mund ta ushtroni këtë të drejtë. Kështu që unë do të rekomandoja që të mos kemi mbivendosje të punëve të Komisionit Hetimor me Komisionin e Sigurisë. Ju siguroj që do të gjejnë mbështetje të gjitha shqetësimet tuaja.

Xhemal Qefalia: Të jeni të bindur se nuk do t’ia marrim fare kompetencat Komisionit Hetimor. Kështu që unë do të vazhdoj bashkë me kolegun Sadi Vorpsin të ushtroj të drejtën për t’i kërkuar informacione SHISH. Unë njoftova që të ishte në interes edhe për juve si pjesëtar, por dhe të drejtën time. Komisioni Hetimor nuk ka lidhje fare me Komisionin e Sigurisë. Unë jam i shqetësuar dhe besoj se edhe juve duhet të jeni të shqetësuar që qarkullojnë informacione për njerëz të veçantë. Madje aludohet që janë edhe të identifikuar dhe jam i interesuar se çfarë po bëjnë.

Ndërkohë diskutimeve i është shtuar edhe qëndrimi i deputetes socialiste, Elena Xhina e cila sqaroi se ligjërisht nuk ka asnjë pengesë nga Komisioni Hetimor që të thirret shefi i SHISH, Helidon Bendo në Komisionin e Sigurisë.

Elena Xhina: Nga ana ligjore nuk ka asnjë mbivendosje. Me sa kuptoj, kërkesa e deputetit Qefalia nuk ka lidhje me veprimtarinë e Komisionit Hetimor, por ka lidhje me një të dhënë që është publikuar në media

Zjarr Tv Ad