Kreu i sindikatës së Trepçës ngre alarmin: Minatorët pa kushte dhe me rroga të ulta

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i sindikatës së minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi në një lidhje direkte për Euronews Albania tha se 40 minatorët e mbetur të bllokuar në minierën e Terpçës janë shpëtuar të gjithë.

po ashtu ai u ndal te kushtet me të cilat punojnë këta minatorë ku tha se kushtet janë shumë të këqija dhe se asnjëherë nuk ka pasur investime të duhura.

“Kushtet janë të rënda. Deri tani investimet asnjëherë nga shteti apo nga qeveritë nuk kanë qenë të duhura. Kohët e fundit qeveria e Kosovës, këtë vit ka garantuar një kredi prej rreth 20 milionë eurosh që na jepë shpresë se do përmirësohen kushtet dhe do bëhen investime kapitale të mjeteve të punës dhe do të rrisë edhe sigurinë e punëtorëve.

Problemet më të mëdha janë kushtet elementare të punës, pajisja me mjete mbrojtëse, mjetet sanitare që janë të domosdoshme, se edhe mjetet e stërvjetëruara përbejnë një rrezikshmëri të lartë për minatorët. Edhe pagat janë të ulëta, se ata japin më shumë, djersën e tyre asnjëherë s’kemi për ta paguar por është e domosdoshme që të bëhet ngritja për shkak edhe të inflacionit të madh në vendin tonë”,-tha Ibrahim Jonuzi.

Zjarr Tv Ad