Kreu i SPAK, Bushati: Rama e ka kapur me kohë drejtësinë, Kim bëri “show”

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati e cilësoi show të gjithë diskutimin e ambasadores amerikane Yuri Kim përpara zgjedhjes së kreut të ri të SPAK për mundësinë e kapjes së drejtësisë.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Bushati u shpreh se zgjedhja e kreut të ri të SPAK nën hijen e ambasadës amerikane nuk është shembulli i një drejtësie të pavarur, por një dështim i madh.

“Nëse Uashingtoni DASH, Lu, Kim kanë pasur për qëllim me reformën në drejtësi të zgjidhnin dumanin ja kanë arritur. Nëse kanë pasur për qëllim të bëjnë një drejtësi të pavarur nga influenca e politikës apo ambasadave ky është një dështim i madh. Fakti që ambasadorja këmbënguli dhe zgjodhi Dumanin dhe u detyrua të thotë që kemi një drejtësi që qenkësh e manipulueshme, që KLP mund të trembet apo joshet. Suksesi i Kim tregon se ne kemi një drejtësi në tutel, show më të mirë se ai i ambasadores nuk mund të kishim”, tha Bushati.

Zjarr Tv Ad