Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, nga Saranda bëri me dije se ditën e sotme filloi operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione.
“Është hera e parë që ne eksportojmë peshkun ton, kuotat e të cilit ne i japim në vendet e tjera, pra nuk i shfrytëzonim në vendin tonë. Kuotat kanë qenë në 2016, 56 mijë ton, sot i kemi rritur në 170 ton. Këto kuota po i shfrytëzojmë në një fermë akuakulture prej 500 hektarësh të vena në dispozicion nga subjekti ku këto lekë mbetën në vendin tonë. Objektivi i Ministrisë së Bujqësisë është që këto kuota të rriten vazhdimisht. Ne kemi potencial për të rritur edhe kuotat e açugeve në raport me Bashkimin Europian.
Vlera e shtuar gati tre fish e peshkut të zënë në ujëra të huaja që vjen dhe rritet në Shqipëri ngren në vendin tonë dhe kjo gjë gjeneron punësim, produkte me standarte të lartë dhe krijon modelin e një ekonomike që zhvillohet më tej”, tha ajo.