“Krijesë e ndyrë”/ Spoti me gjyshen e sëmurë nga skleroza ‘tërbon’ ndjekësit e Veliajt, kryebashkiaku ‘kryqëzohet’ nga komentuesit: Bëni propagandë me këto gjëra, keni harruar që jeni njerëz

0
1743
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot Partia Socialiste realizoi një spot ironizues për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në videon e publikuar nga PS, shihej një gjyshe e cila vuan nga sëmundja e sklerozës e që nuk njeh as familjarët e saj. Teksa shikon edicionin e lajmeve, ajo shikon Sali Berishën dhe kujtohet për të.

Qytetarë e ndjekës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj e kanë ‘masakruar’ e ‘kryqëzuar’ në komente këtë të fundit, pas publikimit të spotit të Partisë Socialiste me gjyshen e sëmurë nga skleroza. Dosja.al ka siguruar disa nga komentet e bëra në postimin ku dhe është publikuar videoja e spotit, të cilat nuk i gjeni më në profilin e kryebashkiakut Veliaj, sepse janë ‘eliminuar’.

Shumë prej ndjekësve e cilësojnë të shpifur e të ndyrë faktin që po bëhet politikë, duke përdorur një sëmundje, gjë që mund të prekë dhjetëra qytetarë të tjerë, që vërtet vuajnë nga skleroza.

“Me sëmundje gjetët të talleshit ju? Me sëmundje do bëni propagandë? Kuptohet që keni arritur në grahmën e fundit dhe po përpiqeni të gjeni ndonjë gjë, por harrojeni. 25 prilli do të jetë goditja më e madhe për Ramën e për ty i kryetar i LGBT-së,”- shkruan një prej tyre.

“Nuk ndjek asnjë politikan në FB e TV. Hera e parë që komentoj sepse kjo nuk durohet. Turp t’ju vijë që bëni propagandë me një sëmundje 100 herë më të keqe se vët kanceri. Jam kurioze të shikoj buzëqeshjen tënde nëse do kishe një familjar tëndin me këtë sëmundje. Keni harruar të jeni njerëz, e doni të votoheni. Turp!”- shkruan një tjetër.

 “Je krijesa më e ndyrë në planet. Mjerë populli po ra në dorën tënde. Berisha, Rama, Meta, Basha janë hajdutë, të korruptuar të shitur e një mijë të zeza. por ti je i shpifur. Vemje,”- vijon dikush më tej.

“Sa neveritje përcjellin elemente të tilla elektorale…Shumë e pështirë mënyra se si bëhet fushatë nga kryebashkiaku ynë i pashembullt e faqeçndritur,”- shkruan dikush tjetër.

 

Zjarr Tv Ad