Krijimi i SPAK-ut, Gent Ibrahimi tregon arsyen: Pse po vonohet ngritja e tij

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore ne Komisionin e Pavarur te Monitorimit te Zbatimit te Ligjit për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë foli për krijimin e SPAK, ku tha se institucioni që ai drejton ka miratuar listën me 15 kandidatë SPAK, ndërsa shtoi sot ky institucion nuk është formuar ende pasi anëtarët duhet të kalojnë procesin e vettingut në formë të prerë.

“KLP ka miratuar listën prej 15 kandidatë për anëtarë te SPAK. Ende sot nuk ka SPAK sepse ende nuk ka përfunduar procesin e vettingut me vendim te formës se prerë. KLP do i duhet të marrë vendim nëse mundet që SPAK te krijohet me më pak se 10 anëtarë, apo ka imponim kushtetues. Na takon ne te themi nëse është e mundur apo jo që SPAK të nisë me 10 anëtarë. Ne marrjen e këtij vendimi do na duhet të marrim parasysh edhe disa elemente praktike”-tha ai.

Zjarr Tv Ad