Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, urimi i Ramës përmes një fotoje

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar reagimeve për vendimit historik të Kuvendit të Kosovës, për krijimin e Ushtrisë. Ai ka zgjedhur që të urojë përmes një fotoje ku shfaqet presidenti Hashim Thaçi, i veshur me uniform ushtarake.

“URIME🇽🇰URIME🇺🇸URIME🇪🇺”, shkruan Rama.

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite. Disa ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Zjarr Tv Ad