Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shkencëtarët italianë kanë bërë së fundmi, një shpikje tejet të rrallë. Është krijuar një dorë e re bionike më e ndjeshme se gjymtyrët e bëra prej mishi dhe gjaku, u pohua në një konferencë robotike në Romë këtë të enjte. Dora e bërë nga Biorobotica u krijua së pari, nga studiuesi Paolo Dario në vitet 1980. Ishte ai i cili provoi lidhjen e parë të kësaj dore, me një sistem nervor. Dora u mundëson përdoruesve të orientohen në errësirë, thanë studiuesit, sepse lidhja e saj me sistemin nervor u mundëson njerëzve të ndjejnë format në errësirë. Shpikja është fryt i një bashkëpunimi midis Silvestro Micera, nga shkolla Sant’Anna në Pisa dhe Paolo Maria Rossini, nga universiteti, Agostino Gemelli në Romë.