Për më shumë se një orë, ish-Ministri Edmond Haxhinasto është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan. Ai është thirrur për të dëshmuar si person që ka dijeni për dosjen. Pas daljes nga organi i akuzës, Haxhinasto nuk dha shumë detaje por deklaroi: “U pyeta për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan që siç e dini është në hetim. Për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia si ish-drejtues politik i Ministrisë së Transportit dhe Intrastrukturës gjatë një periudhe të zhvillimit të këtij projektit”. Marrja në pyetje e Haxhinastos vjen pas arrestimit të ish-zyrtarëve të lartë të ARRSH-së, të vënë nën akuzë për abuzime lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan dhe rrugën e Gjinarit. Haxhinasto aktualisht është deputet i LSI. Mësohet se Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar edhe persona të tjerë që kanë dijeni mbi këtë dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.
Krimet e Rënda marrin në pyetje Haxhinaston
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...