Prokuroria për Krime të Rënda ka zgjatur me dy muaj hetimet ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Shkak për zgjatjen e hetimeve është mbërritje e letërporosive.
Kjo është hera e tretë që Prokuroria kërkon shtyrjen e hetimeve.
Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur në mars të vitit 2018 për mos deklarim të parave në kufi dhe shpërdorim detyre.
Më 9 gusht 2018 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros preventive.
Pronat e tij u përllogariten në vlerën afro 1 miliard lekë dhe prej 23 korrikut 2018 janë të sekuestruara.
Pasurite ne sekuestro preventive
-Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
-Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;
Sipas njoftimit të prokurorisë vlera e tregut e këtyre pasurive arrin në shumën 98.772.000 lekë (918,000$ ose 783,000 euro).