Krimi i organizuar mbështetet nga politika, thotë eksperti i sigurisë

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi thotë se ka një sasi të madhe parash që qarkullon krimi i organizuar në Shqipëri.

Në një intervistë për Euronews Albania, Muzhaqi tha se krimi i organizuar është fuqizuar veçanërisht pas vitit 2013 me rikthimin e Shqipërisë në hartën e vendeve që trazitonin droga të forta.

Sipas tij, krimi i organizuar në Shqipëri është i lidhur me politikën vendimmarrëse.

“Ka një sasi shumë të madhe parash që qarkullojnë në duart e krimit të organizuar. Mënyrat si ndërveprojnë me krimin e organizuar edhe jashtë Shqipërisë janë më të sofistikuara. Kjo para e madhe dhe lidhja me faktorin politik vendimmarrës në Shqipëri i bën të ndihen komod dhe të shfrytëzojnë vende edhe si Dubai. Është e pamundur të mos kenë mbështetje politike, pasi tani kanë një sasi shumë të madhe parash në botë. Krimi i organizuar i merr këto para dhe i investon në Shqipëri”, tha Muzhaqi.

Zjarr Tv Ad