“Krimi inteligjent me shtrirje kapilare”- Drejtori i Policisë së Shtetit: Në fillim të vitit tjetër krijojmë një strukturë të posaçme për…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në përfundim të operacionit per Call Centerat ne bashkepunim me autoritetet spanjolle, ka paralajmëruar krijimin e një strukture të posaçme.

Në fjalën e tij, Kreu i Policisë u shpreh se krimi inteligjent ka nje shtrirje kapilare ne gjithe boten, ndërsa theksoi se autoritetet shqiptare janë të vendosura për ta luftuar këtë fenomen. Ai tha më tej se “situata që kemi kaluar me sulmet kibernetik na kanë imponuar që krimin kibernetik ta trajtojmë me prioritet”.

“Falënderoj zotin Kraja i cili ka ndjekur të njëjtën filozofi dhe na ka krijuar fatalitetet e duhura. Jetojmë në kushte globalizimi, përpos aspekteve të tij për njerëzimin ka krijuar një terren të favorshëm që krimi, kryesisht ai mbi baza inteligjente të gjeje shtrirje kapilare në botë. Ne jemi në sfidë për ta çmontuar atë si fenomen.

Jemi duke kulmuar për të rialokuar burimet tona njerëzore, por edhe logjistike. I kemi vënë vetes objektiv që fillimi i vitit që vjen të na gjejë me një strukturë për mbështetjen e veprimeve hetimore që kërkohen nga agjencitë partnere.

Ne këtë strukturë do të rekrutojmë punonjës që të kenë profilin e nevojshëm profesional për këtë detyre. Situata që kemi kaluar me sulmet kibernetik na kanë imponuar që krimin kibernetik ta trajtojmë me prioritet. Me këtë riorganizim do të shumëfishojmë kapacitetet njerëzore. Kemi filluar një proces përzgjedhje të punonjësve me njohuri në fushën e teknologjisë”, tha Rrumbullaku.

Zjarr Tv Ad