Krimi në Durrës, ja emri i viktimës dhe autorit

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër krim i rëndë ka tronditur sot Shqipërinë.

Pas vrasjes së dyfishtë të mbrëmjes së djeshme, sot një burrë ka qëlluar dhe vrarë me thikë gruan e tij.Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është identifikuar si Hajrie Tosuni dhe autori, Rruzhdi Tosuni.

Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës  11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij,  shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad