Krimi në Fier, ja emrat e dy viktimave, policia: I gjetëm të pajetë në makinë

0
1156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tragjedi në Fier. Një i ri ka vrarë të dashurën dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shënpjetër në Fier.

Dy të rinjtë janë gjetur të pajetë në një makinë, fuoristradë e zezë.

Bëhet me dije se makina është një “Jeep” me targa AA 934 OY.

Mësohet se 32-vjecari Drini Dervishi banues në Fier ka qëlluar me armë 29-vjecare Ermira Arapi banuese në Lushnje, dhe më pas ka vrarë dhe vetën.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datën 10.02.2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje.

Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij.

Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad