Krimi në Tiranë / Zbulohet fotoja, i riu vrau të dashurin e motrës për nder

0
542
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është zbuluar fotoja e Esat Canit, autorit të akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit, Arben Gjeci në fshatin Bastar i Mesëm. Gjeci ishte babai i tre fëmijëve dhe shofer i furgonit të linjës me Tiranën. Ai u godit me hekur dhe vdiq në Spitalin e Traumës.

Cani akuzohet se vrasjen e kreu pasi zbuloi lidhjen e motrës së tij të martuar me viktimën. Mësohet se në vrasje bashkëpunoi dhe burri i 20 vjeçares, Dajet Kurti.

Kurti dhe Cani e kishin ruajtur Gjecin teksa takohej me 20-vjeçaren tek një kasolle pranë shtëpisë dhe aty e kanë qëlluar në kokë. Më pas e kishin nxjerrë trupin e viktimës jashtë.

Fillimisht ngjarja u duk si aksidentale, ndërsa më pas hetuesit zbuluan historinë e dashurisë mes tyre, dy tradhti bashkëshortore në mes, dhe një “vrasje për nder”.

Të arrestuarit janë:

Esat Cani, 31 vjeç, i akuzuar për veprën penale: “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”.

Dajet Kurti, 29 vjeç, i akuzuar për veprat penale: “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

E.Cani, 20 vjeçe, e akuzuar për veprën penale: “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Zjarr Tv Ad