Krimi për nder/ Gjykata vendos burg për Esat Canin, lë në arrest shtëpie motrën dhe dhëndrin

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Esat Canin, ndërsa la në arrest shtëpie, Elida Canin dhe Dëfrim Kurtin.

Esat Cani u akuzua se ka vrarë me sende të forta Arben Gjecin, ndërsa Elida Cani dhe Dëfrim Kurti u akuzuan për “moskallëzim krimi”.

Autori Esat Cani pranoi se kishte debatuar me viktimën ditën kur ndodhi ngjarja, por mohoi ta kishte vrarë. Ai sqaroi se ishte bashkëshorti i Elidës ai që e kishte zbuluar tradhëtinë. Pas kësaj të dy kishin vendosur të mbanin nën vëzhgim 20-vjeçaren për ta kapur në flagrancë.

Burime policore thanë se ata i kanë kapur në një kasolle dhe në gjaknxehtësi e sipër vëllai i Elidës e ka sulmuar 30-vjecarin Gjeçi me levë. Babai i 3 fëmijëve ka marrë plagë të rënda në kokë nga të cilat gjeti vdekjen në spital. Trupi i tij u la në anë të rrugës ku u gjet nga kalimtarët. Ishin mjekët që kanë kuptuar se viktima ishte vrarë, dhe nuk ishte aksidentuar, siç u tentua të fshihej krimi.

 

Zjarr Tv Ad