Krimi për një këngë në lokalin e tallavasë/ Gjykata: 18 vite burg për autorin

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë masën arrest me burg për shtetasin Mariglen Përgjini pasi trupi gjykues e gjeti fajtor për akuzën e vrasjes së Martin Shtjefnit, në janar të 2016 në një lokal tallavaje ne Lezhe. Përgjini u dënua me 18 vite burg ku së bashku me të u dënuan edhe dy të pandehurit e tjerë të kësaj dosje. Anton toil dhe Martin Prenga u dënuan me 9 muaj burg secili. I pafajshëm doli Ergys Nika, i cili akuzohet për veprën penale për“Moskallëzim të krimit”. Prokurori i Apelit të Shkodrës, Elvin Gogaj në 9 dhjetor 2018 lexoi konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurit duke kërkuar dënimin e tij me 20 vite  për dy akuza, “Vrasje me dashje” e kryer në dëm të viktimës Maltin Shtjefni dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të amrëve luftarake”.

Prokurori Gega në kërkesën e tij kërkoi që gjykata në dhënien e vendimit për këtë të pandehur të mos aplikojë konvertimin e dënimit me kusht. Për të pandehurit Ergys Nika, Anton Toli dhe Martin Prenga, prokuroria kërkoi një dënim prej 2 vitesh burg secilin të akuzuar për vrasjen e “Moskallëzim të krimit”. Ditën e djeshme avokati i Përgjinit kërkoi pafajësi në gjykatën e Apelit Shkodër, duke pretenduar se trupi gjykues duhet të linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, që nxori të pafajshëm Mariglen Përgjinin në shtator të 2017. Gjatë shqyrtimit gjyqësor kërkesa e avokatit Përgjini u rrëzua nga treshja e gjyqtarëve Astrit Kalaja, Vojsava Osmanaj dhe Marina Rraboshta.

Në datën 9 janar 2013 rreth orës 22:00 nga hetimet e kryera rezultoi se Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, Alfred Marku dhe Angjelin Marku, pasi janë takuar me njëri-tjetrin kanë qëndruar bashkë në lokalin me muzikë live në pronësi të Lek Tonit duke konsumuar alkol. Në këtë lokal ka qënë viktima Maltin Shtjefni  shoqëruar me të pandehurin Sergio Prenga. Debati verbal nisi midis Maltin Shtjefnit, Ëngjëll Nikës dhe Anton Tolit  në lidhje me një këngë që do këndohej nga këngëtarët që ndodheshin në lokal. Tre shtetasit pasi janë sqaruar kanë vajtur në tavoliant e tyre dhe kanë qerasur njeri-tjetrin me pije.

Nga ora 23:30 kur në lokal mbaroi muzika njerëzit filluan të largoheshin, ndërsa shtetasit Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini ishin në një tavolinë tjetër dhe Maltin Shtjefni dhe personat e tjerë kanë qëndruar në një tavolinë tjetër. Në këtë çast Anton Toli ka ftuar Maltin Shtjefnin që të bashkohej në tavolinën e tyre. Në kohën që po qëndronin bashkë, Mariglen Përgjini nxori një armë zjarri pistoletë e cila është parë nga të gjithë personat që ishin present në tavolinë.

Në mënyrë të papritur Mariglen Përgjini qëlloi në drejtim të Maltin Shtjefnit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Këtë krim Përgjini nuk e ka pranuar duke pretenduar se vrasjen e Shtjefnit e ka kryer Ëngjëll Nika, ku sipas Përgjinit ka pasur një armë zjarri pistoletë me vete dhe më se pas ngjarjes ai ia ka hedhur përpara tavolinës pistoletën duke i thënë: “çfarë bëre”?. Nga ana tjetër Ëngjëll Nika dhe gjithë dëshmitarët e tjerë që ishin prezent në tavolinë deklaruan se vrasjen e ka bërë vetëm Mariglen Përgjini.

Zjarr Tv Ad