Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një maskim si nëpër filma ai i Clauvino da Silva, bosi i një grupi kriminal brazilian, i cili tentoi të arratisej nga një burg në Rio de Janeiro.
Duke përfituar nga vizita e së bijës në burg, burri mori veshje dhe maskën e silikonit të së bijës, të prodhuar identik si pamja e saj.
Por pavarësisht kamuflimit perfekt, ai u identifikua nga policia para se të kalonte kangjellat e fundit.
Aventura e pazakontë e 42-vjeçarit u bë këtë të premte, teksa synonte që ta linte vajzën brenda qelisë, deri sa ai të dilte nga burgu, shkruan noa.al.
Po ashtu edhe një grua shtatzënë e cila kishte qenë për vizitë në burg, po hetohet për të zbuluar nëse i ka futur ajo rrobat në qeli.