Në datën 14 shkurt, Tirana ashtu si dhe e gjithë Shqipëria, është përfshirë nga reshje të shumta të dëborës.
Edhe pse nga dëbora e 14 shkurtit në tiranë nuk ka mbetur më gjurmë bashkia e Tiranës ka vendosur të blejë 82 tonë kripë. Procedura është mbyllur në datën 16, ku vlera shkon në 590 mijë lekë.
Por, më e çuditshme është se bashkia e Tiranës, ka vendosur të blejë 82 tonë kripë, atëherë kur nga bardhësia mbeti vetëm i ftohti
Procedura ka nisur në datën 15 shkurt, për t’u mbyllur më datën 16, ku fituesi do të marrë 590,820 lekë
Oferta është hapur nga drejtoria e rrugëve dhe ndriçimit, e cila kërkon Kripë të larë industriale, e cila shërben për t’u hedhur në rrugë në rastet e emergjencave dimërore.
Po ashtu saktësohet se; duhet të jetë e paketuar në thasë 1 ton.
Megjithatë, duhet thënë s’e në lajmet e gatshme bashkia ka deklaruar se; ka hedhur skorie për hapjen e rrugëve, në ditën e reshjeve të dëborës.