Krishtlindja, Imzot Frendo: Mos u pasuroni në kurriz të qytetarëve të prekur nga tërmeti

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendit kremtojnë sot Krishtlindjen, një ditë e shënuar që simbolizon paqen dhe solidaritetin mes njerëzve. Festa e Lindjes së Krishtit këtë vit shqiptarët i ka gjetur në një gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Por simboli i kësaj feste është vazhdimi i jetës.

“Mos e kërkoni në një pallat luksoz, mos mendoni se do ta shikoni të rrethuar me njerëz me pushtet dhe të pasur, përkundrazi do ta gjeni me një varfëri ekstreme”

Në meshën e mbajtur në mesnatë në Kishën e “Shën Palit”  në Tiranë, arqipeshkvi Imzot George Frendo në fjalën e tij përveç urimit për besimtarët katolikë kishte edhe një mesazh për ato persona që kërkojnë të pasurohen në kurriz të atyre që janë në nevojë, të prekur nga tërmeti.

“Jam ndjerë shumë i zhgënjer kur dëgjova se ka disa që po abuzojnë nga kjo fatkeqësi. Njerëz që kanë rritur qiratë, për kë? Për njerëz që në këtë fatkeqësi kërkojnë një vendstrehim”

Presidenti Meta së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi kremtuan Lindjen e Krishtin në meshën e mbajtur në Kishën Katolike.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka mbajtur meshën në mëngjesin e 25 Dhjetorit në kishën “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet për besimtarët ortodoksë.

Janullatos ka uruar paqen dhe dashurinë mes besimtarëve.

Që në orët e para të mëngjesit besimtarët mbushën kishat në të gjithë vendin për të festuar lindjen e Jezu Krishtit. Ata kryen ritet fetare dhe uruan për më shumë harmoni e lumturi në familjet shqiptare. Pas meshave të shenjta, festimet për Krishtlindjen vijojnë në familje sipas traditës.

Zjarr Tv Ad