Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Presidentit Ilir Meta për t’i vendosur disa kushte ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, lidhur me negociatat me Greqinë. Gjatë fjalës së tij nga Berati, Rama ka deklaruar se ndan me presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që të gjitha kanionet të jenë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit për Beratin. Ai deklaroi se është vendi i gabuar për tu pyetur për plotfuqinë e Presidentit mbi paktin detar me Greqinë, duke treguar se ka qenë pikërisht Meta që e ka prezantuar me kanionet. “Unë ndaj me presidentin dashurinë për kanionet dhe vëmendjen që kanionet të jenë një nga pikat më intensive të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së Beratit. Unë e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i heq asnjë presje. Nëse ju kërkoni të nxirrni një lajm që ka një problem mes meje dhe presidentit është vendi më i gabuar për ta bërë këtë sepse jemi jo larg kanioneve. Unë kam detyrimin e mirënjohjes ndaj presidentit që më ka prezantuar me kanionet dhe falë ftesës së tij kam bërë rafting për herë të parë dhe ju ftoj edhe ju kur të vijë koha e rafting të bëni edhe ju rafting siç bëra unë. Atëherë do kuptoni që përgjigjja ime këtu nuk është aspak ironike dhe aspak për ti ikur pyetjes tuaj por është e vetmja përgjigje që mund të jepja duke qenë se erdhët këtu për të më pyetur për presidentin”, u shpreh Rama.
“Krisja” me presidentin? Rama: Mirënjohje për Metën
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...