Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Virgil Van Dijk ka zbuluar se ai dhe Jurgen Klopp kishin një përplasje mendimesh gjatë humbjes 3-0 të Liverpoolit nga Napoli.
Kampionët e Europës u mposhtën nga skuadra e Carlo Ancelottit gjatë një ndeshje para-sezonale, ku më përpara kishin mundur Tranmere dhe Bradford, por humbën nga Borussia Dortmund, Sevilla dhe tani Napoli, dhe me një barazim kundër Sporting Lisbonës.
Pasi Napoli realizoi golin e epërsisë 1-0 përmes Lorenzo Insigne, holandezi pati një grindje me trajnerin gjerman.
I pyetur se çfarë kishte të bënte me incidentin, Van Dijk tha: “Vetëm gjëra midis meje dhe tij. Nuk është e nevojshme të zbulohet se çfarë. Unë mendoj se të gjithë duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin”.